Ish-lojtari i Barcelonës përfundon në polici pasi qëlloi ndaj këngëtarit
Pëlqej
Ish-lojtari i Barcelonës, Arda Turan së fundmi është bërë pjesë e një ngjarje aspak të mirë në Turqi.

Siç raportojnë mediat turke, lojtari ka qenë duke u argëtuar në një “party” dhe atje ka ngacmuar një vajzë. Në fakt ajo ishte gruaja e këngëtarit të njohur turk, Barkey. Ky i fundit e ka bërë Turanin dhe ka kërkuar që të sqarohen jashtë lokalit për këtë problem.

Më pas në nerva e sipër futbollisti e ka qëlluar me grusht në fytyrë këngëtarin duke bërë që ky i fundit t’i nënshtrohet një operacioni të hundës në spital.

Por vetë Arda ka shkuar më vonë në spital ku thuhet se ai ka qenë i pajisur me armë, por i ka kërkuar falje këngëtarit duke i thënë: “Më fal nuk e dija që ishte gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”.

Por ish-lojtari i Barcelonës rrezikon nga 5 deri në 15 vite burgim.
Shtuar më 11/10/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori