E fundit / Ja çfarë do të ndodhë me Inzaghin
Filippo Inzaghi do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Milanit. Pas shumë zërave për një largim të mundshëm pas humbjes 1-3 nga Genoa, SuperPippo ka marrë sërish "bekimin" e Silvio Berlusconit.

Lajmi është dhënë nga kanali zyrtar i klubit kuqezi, "Milan Channel", përcjell Portali Albeu.

Presidenti Berlusconi është në negociata me manjatin tajlandez Bee Teachaubol për shitjen e 60% aksioneve të Milanit, në mënyrë që klubi të rikthehet në majat e futbollit italian dhe botëror. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori