Juventus-Milan nuk luhet nesër
Ashtu siç u paralajmërua nga mediat italiane, sfida e nesërme Juventus-Milan nuk do të luhet.

Pas përfundimit të takimit të posaçëm mes zyrtarëve lokalë të Torinos dhe përfaqësuesve të klubit të Juventusit, prefekti i Torinos urdhëroi pezullimin e takimit të shumëpritur të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes “Zonjës së Vjetër” dhe “Djallit”.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga tifozët e të dyja kampeve, të cilët ishin përgatitur për ta ndjekur këtë sfidë. Disa ditë më parë, u vendos që po ky takim të luhej me tifozë, me përjashtim të qytetarëve nga rajonet e Lombardisë, Venetos dhe Emilio-Romanjas, zonat e prekura nga koronavirusi.

Juventusi shprehu më parë qëndrimin që ky takim të mos luhej për hir të shëndetit të qytetarëve.
Shtuar më 03/03/2020, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori