Komisioni i Disiplinës dënon Skënderbeun e Partizanin
Komisioni i Disiplinës ka reaguar pas ngjarjeve të dhunshme në Korçë në ndeshjen Skënderbeu-Partizani.

Nga të dy rradhët e klubeve ka pasur dënime ku Skënderbeu është dënuar me 3 milionë lekë të vjetër gjobë, si dhe 5 ndeshje pa tifozë në Korçë, ndërsa Partizanit është dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë, si dhe 2 milionë lekë të vjetër gjobë.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe presidentin e Laçit, Pashk Laska, me 2 ndeshje pezullim për pështymje ndaj arbitrit.


VENDIMET

1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.
Shtuar më 22/08/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori