E FUNDIT/ Manchester United bën goditjen e fortë në merkato
Alexis Sanchez tashmë është i Manchester United. Kështu raportojnë mediat britanike, të cilat konfirmojnë se marrëveshja është arritur kundrejt 18 milion paundve.

Wshtë shefi i "The Independent" Miguel Delaney, që ka dhënë lajmin i pari se Manchester United do ta zyrtarizojë transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali gjatë ditës së sotme.

Sanchez zgjodhi Djajtë e Kuq për shkak se ofruan më shumë para, thotë Delaney, pasi kiliani do të fitojë së paku 20 milionë euro në sezon, ndërsa edhe oferta për Arsenalin ishte më e kënaqshme se ajo e Manchester City.

29 vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga sezoni 2014/15. Ai ka bërë 165 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë, duke realizuar 80 gola.
Shtuar më 15/01/2018, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori