Mjaftojnë Ramos dhe Benzema, Reali kap kreun dhe "kërcënon" Barcelonën (VIDEO)




Reali i Madridit ka vuajtur jo pak për të dalë me 3 pikë të arta në transfertën ndaj Real Sociedad.

Los Blancos kanë fituar 1-2 me golat e Ramos i cili shënoi me 11-metërsh, por më pas spanjolli u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi në gju.

Ndërsa goli i dytë erdhi nga Benzema në minutën e 70, shkruan Albeu.com.

Të dy golat për skuadrën e Zidane erdhën në pjesën e dytë ndërsa vendasit tentuan të rihapin takimin me golin 7 minuta nga fundi të Merinos.

Ndërkohë Reali më këtë sukses ngjitet në krye të tabelës së bashku me Barcelonën me nga 65 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori