Detajet e kontratës: Morata është lojtar i Juventusit, ja kur i kryen vizitat mjekësore
Alvaro Morata pritet të udhëtojë të martën për Torino ku do t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet te Juventusi.

Sipas "Sky Sport Italia’, "La Gazzetta dello Sport", "Sportitalia", "El Chiringuito de Jugone"’ dhe shumë media të tjera, marrëveshja është e kryer.

Juve do të paguajë 9-10 milionë euro për huazimin për një sezon me opsionin e blerjes plus 45 milionë euro.

Sky raporton ndër të tjera se ekziston mundësia e huazimit edhe për një sezon tjetër.

Gjithçka është finalizuar sot mes dy klubeve dhe Morata pritet të arrijë nesër në Torino.

Ai kthehet në Juve 28 muaj më pas pasi shpenzoi dy sezone te Zonja e Vjetër 2014-16, para se Real Madridi të aktivizojë klauzolën e riblerjes.

27-vjecari numëron 93 ndeshje me Juven tejsa ka shënuar 27 gola.

View this post on Instagram

ULTIM'ORA MERCATO Juve, ultimi dettagli con Atletico per Morata L'attaccante atteso domani a Torino Morata arriva in prestito con diritto Le cifre: 9 milioni + 45 per il riscatto La Juve potrà rinnovare il prestito Opzione anche per la prossima stagione #SkyCalciomercato #Calciomercato #SkySport #Morata #Juventus #AtleticoMadrid #Atletico #Calcio #Football

A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport) on

Shtuar më 21/09/2020, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori