Napoli merr vendimin final për Icardin
Duke përfituar nga marrëdhëniet e acarta mes Icardit dhe Interit, Napoli është gati të bëjë goditjen e fundit për argjentinasin.

Mediat italiane raportojnë se napolitanët do të presin deri të premten kur edhe është dita e fundit e merkatos për të bëjë ofërten finale të tyre përmes të cilës të mund të blejnë Icardin, i cili nuk po kalon aspak ditë të mira në Milano, raporton Albeu.com.

Pak ditë më parë, Marotta tha me gojën e tij se askush nuk i kishte thënë Icardit që të qendronte duke i hapur derën largimit të tij, ndërsa tek Interi tashmë kanë ardhur Lukaku dhe Sanchez, të cilët e markojnë mjaft mirë argjentinasin në repartin ofensiv. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori