Neymar nuk paraqitet në stërvitje me PSG (FOTO LAJM)

Braziliani nuk është paraqitur sot në stërvitjet që po mbahen para fillimit të sezonit, nga klubi i tij i tanishëm PSG.

Sipas klubit francez, Neymar ka munguar në seancën stërvitore, pa LEJEN e klubit, dhe si pasojë e këtij veprimi, priten masa ndëshkuese për brazilianin.

Kohët e fundit është duke u përfolur për një rikthim të mundshëm të Neymar tek Barcelona, ndoshta edhe kjo mund të jetë njëra nga arsyjet e mungesës së tij në stërvitje.
Shtuar më 08/07/2019, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori