E fundit nga mediat spanjolle, ja çfarë ka vendosur Modric
Pëlqej
Sipas gazetës spanjolle AS, Luka Modric ka vendosur që të mbetet në Real Madrid pavarësisht se ai vazhdon të përflitet për një kalim në Inter

Zikaltërit besohet që janë pajtuar me kushtet personale me kroatin, por Real Madrid insiston se ai do të lejohet të largohet vetëm për atë skuadër që paguan 750 milionë euro.

Marca raportoi sot që Merengues i kanë ofruar atij kontratë të re, duke ja dyfishuar pagën e tij, pra duke ja bërë 13 milionë euro nga 6.5 milionë që e ka pasur, AS këtë mbrëmje shkroi që Modric ka vendosur që të rri.

Modric i ishte propozuar një kontratë katër vjeçare me Interin dhe dy vite të tjera në klubin simotër në Kinë Jiangsu Suning për 10 milionë euro në sezon.

“I kthehem punës”, ky ishte imazhi dhe fraza që Modric ka postuar këtë mëngjes.
Shtuar më 10/08/2018, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori