E FUNDIT / Norvegjia nuk planifikon që të luaj miqësore me Shqipërin (FOTO LAJM)

Sot u zyrtarizua se Shqipëria do të zhvillonte një ndeshje miqësore për muajin nëntor, ku më saktësisht në datën 14 të muajit tjetër.

Por, nga ajo çfarë shikohet dhe flitet në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze të Futbollit, vihet re se federata e vendit nordik deklaron se do të zhvillojnë dy miqësorenëntor, por asnjëra nuk programohet përballë Shqipërisë. Më saktësisht, norvegjezët planifikojnë të luajnë ndaj Maqedonisë dhe Sllovakisë, shkruan Albeu.com.


Trajneri Lars Lagerbak deklaon se është i kënaqur që do të zhvillojë dy miqësore ndaj Maqedonisë dhe Sllovakisë.

Ai tha: “Jam i kënaqur që do kemi dy miqësorenëntor. Maqedonia dhe Sllovakia janë kundërshtarë të mirë. Të dyja ekipet janë zhvilluar kohët e fundit dhe kanë marrë rezultate pozitive. Çdo ndeshje na ndihmon të përmirësohemi” – përfundoi trajneri Lagerbak.

Tashmë nuk dihet akoma se cili do të jetë kundërshtari për miqësoren e programuar në muajin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori