Nuk fitoi asgjë, shkarkohet trajneri më jetëgjatë i Premier League
Pëlqej
Pas 22 vitesh, Arsenali ka konfirmuar se Wengeri do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit.

Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali pas 22 vjetëve. Ai nuk do të jetë trajner i “Topçinjve” sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar klubi në sajtin zyrtar.

“Pas diskutimeve me klubin, ndjeva se është momenti i duhur për t’u larguar në fund të sezonit”, tha fillimisht Wenger.

“I jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të shërbej për këtë klub për shumë vite. E kam menaxhuar me përkushtim. Dua të falënderoj stafin, lojtarët drejtorët dhe tifozët që e bënë special këtë klub”.

“I kërkoj tifozëve që të qëndrojnë pas skuadrës për të përfunduar sa më mirë. Për gjithë tifozët e Arsenalit, kujdesuni për vlerën ë këtij klubi”, ka thënë Wengeri.

Shtuar më 20/04/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori