Plot 36 tituj, Juventus shpallet kampion i Serie A për të 9 vit radhazi (VIDEO)
Juventus është zyrtarisht
kampion i Italisë për sezonin 2019/2020.
Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Sampdorian me golat e Ronaldos dhe Bernandeshchit, ku Ronaldo vlen të theksohet se humbi dhe një 11-metërsh në minutat e fundit, shkruan Albeu.com.
Ky ishte titulli i 9
radhazi për
Zonjën e Vjetër dhe i 36 në historinë e klubit, edhe pse tifozët njohin 38 për shkak të 2 titujve te hequr në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006 për shkak të Calciopolit.
Ndërkohë, për Sarrin ky është trofeu i parë që fiton si trajner në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2020,
ora 23:43