Ronaldo del para gjykatës të martën, çfarë pritet të ndodhë me të?
Cristiano Ronaldo duket sikur kishte gjetur një marrëveshje dhe premtoi një kompensim prej 18 milionë eurosh për cështjen e evazionit fiskal në Spanjë, shkruan Albeu.com.

Megjithatë ylli i Juventusit do të jetë në sallën e gjyqit në Madrid të martën së bashku me ish futbollistin Xabi Alonso.

Cristiano Ronaldo dhe Xabi Alonso do ritakohen së bashku por jo në fushë. Të dy ish-lojtarët e Real Madrid do të jetë te pranishëm në gjykatë të martën, më 22 janar në Madrid, sepse ata ishin të akuzuar për fshehjen e taksave në Spanjë gjatë kohës që luanin te Reali i Madridit.

Ndërkohë Ronaldo ka arritur një marrëveshje me autoritetet tatimore, raportojnë mediat spanjolle.

Ai të martën do të jetë i pranishëm në gjykatën e Madridit, teksa do të jetë i gatshëm të pranojë fajësinë dhe për të paguar 18 milionë euro shtetit spanjoll .

Në qershor të vitit 2017, Cristiano Ronaldo kishte rëndë dakord të paguajë 13 milionë euro, por marrëveshja nuk u arrit.

Ai ishte dënuar me 23 muaj burg por ligji spanjoll në fakt parasheh pezullimin e dënimeve deri në dy vjet për ata që nuk kanë të kaluar kriminale.

Procesi fillimisht ishte planifikuar për në 21 janar, por të hënën në mbrëmje Juventusi luan ndaj kundër Chievos.

Për këtë arsye gjyqi është shtyrë për 24 orë pasi Ronaldo do luajë titullar ndaj Chievis.

Ndërkohë situata e Xabi Alonsos është edhe më shqetësuese.

Ish mesfushori i Realit akuzohet se ka dështuar të paguajë dy milionë euro për të drejtat e imazhit të mbledhura në mes të vitit 2010 dhe 2012, kur ai luajti për Real Madridit.

Mesfushori refuzoi çdo lloj marrëveshjeje për pranimin e fajësisë dhe e shpalli veten të pafajshëm. Sipas njoftimeve të "El Mundo", ish Kampioni i Botës me Spanjen do të rrezikonte deri ne pesë vjet burg.

Xabi Alonso dhe Cristiano Ronaldo nuk janë të vetmit lojtarë që kanë qenë të akuzuar për mashtrim .

Sondazhet e Agjencisë të të ardhurave, në fakt kanë përfshirë në listë Marcelo dhe disa futbollistë të njohur. /albeu.com/

Shtuar më 19/01/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori