Ronaldo rrezikon Champions-in (VIDEO)
Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin në Ligën e Kampionëve.

UEFA mund ta dënojë portugezin duke trembur Juventusin që ka nevojë më shumë se kurrë për të sidomos në Ligën e Kampioneve, ku ai ishte njeriu kryesor që dërgoi në çerekfinale bardhezinjtë duke realizuar 3 gola kundër Atleticos, shkruan Albeu.com.

UEFA në fakt do të hapë një hetim bazuar në imazhet televizive të fiksuara dhe të analizuara të portugezit në fund të lojës, për shkak se imitoi gjestin e Simeones, teksa ky i fundit e pësoi me vetem një gjobë.

UEFA, në sajë të imazheve televizive të sjella nga kanali Spanjoll Movistar +, tashmë do të hetojë gjestin e Cristiano Ronaldos. /albeu.com/


Shtuar më 14/03/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori