E FUNDIT/ Takaj tregon çfarë ndodh tani pas "bombës" së KAS ndaj "Skënderbeut"
Gjatë ditës së sotme skuadra e "Skënderbeut" mori një goditje të forta pasi KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s për të pezulluar me 10 vite pjesëmarrjen e korçarëve në kupat e Europës.

Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim dhe është Gjykata Federale në Zvicër.

Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale, ndërsa në një prononcim për "Panorama", Presidenti i Skëndërbeut Ardjan Takaj tha se nuk do ta braktiste skuadrën asnjëherë.

Ai konfirmoi se do të vijohet me gjykatën Federale në Zvicrës për të shpëtuar skuadrën nga ky dënim.
Shtuar më 12/07/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori