E FUNDIT / Thomas Tuchel nënshkruan kontratë dy vjeçare me PSG
Thomas Tuchel është trajner i ri i Paris Saint-Germainit, sipas të përditshmes gjermane “Bild”.

Siç raporton e përditshmja gjermane, ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin parisien dhe ka opsion për ta zgjatur atë për edhe një vit tjetër.

44-vjeçari do ta marrë drejtimin e PSG-së në fund të këtij sezoni, kur edhe do ta zëvendësojë Unai Emeryn.

Tuchel ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te gjigantët anglezë, Arsenal dhe Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori