E FUNDIT / Tifozët godasin makinën e arbitrave
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Luftëtari – Teuta, e cila u mbyll me fitoren e miqve 2-3, por edhe me shumë kontestime nga ana e vendasve për gjykimin, një incident ka ndodhur teksa gjyqtarët po largoheshin nga ambientet e stadiumit.

Megjithatë mësohet se kanë qenë një grup i vogël tifozësh gjirokastritë, të cilët i janë afruar makinës së gjyqtarëve, dhe e kanë goditur me disa mjete të lehta, duke i thyer kështu xhamat dhe dritat e makinës, e duke shkaktuar dëme të tjera materiale.

Policia e ka pasur të vështirë të ndërhyjë, por gjyqtari kryesor Blerim Ziri dhe dy asistentët e tij kanë shpëtuar pa dëmtime. Më pas, grupi i tifozëve është larguar nga stadiumi. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori