Yllit të Barcelonës i vjedhin shtëpinë
Ditën e djeshme, Kevin-Prince Boateng zhvilloi ndeshjen që Barcelona luajti kundër Valladolidit si titullarë. Çdo gjë duket se ka shkuar mirë, por deri në momentin që është kthyer në shtëpi.

Në banesën e tij, sipas asaj që raportohet nga “El Mundo Deportivo”, kanë hyrë hajdutët dhe kanë vjedhur sende me vlerë që arrin deri në 400 mijë euro.

Policia lokale ka nisur tashmë hetimet në përpjekje për të identifikuar ata që kanë bërë këtë akt. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori