Zhgënjim i madh tek Barça, Coutinho rezulton i dëmtuar
Ka shkaktuar zhgënjim të madh tek Barcelona gjendja fizike e blerjes së shtrenjtë me vlerë 160 milion euro, të
Philipp Coutinho.

Ai u shfaq sot në mëngjes në ambientet e spitalit të Barcelonës ku pas testeve ka rezultuar se ishte i dëmtuar në kofshë.

Në këtë mënyrë, edhe pse pritej me shumë entuziazëm, gjasat që ai të luajë në tre ndeshjet e radhës janë të pakta.

Sipas përllogaritjeve “play-maker-i” 25-vjeçar mund të bëjë debutimin e tij në derbin katalanas kundër Espanyol, klub në të cilin luajti i huazuar nga Inter në 2012, më 4 shkurt.
Shtuar më 08/01/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori