E habitshme, gruaja i këput gjuhën futbollistit të Hamburgut
Artjoms Rudnevs është një sulmues letonez shumë i njohur në Bundesligë, aty ku luan që prej vitit 2012 me Hamburgun, por një episod i pakëndshëm që i ka ndodhur të martën me siguri që do e bëjë të famshëm edhe më gjerë.

Futbollisti 27-vjeçar pati një sherr me gruan mbrëmjen e së martës që nuk përfundoi mirë për të. Sipas ‘Bild’, Rudnevs dhe bashkëshortja e tij me emrin Santa (E Shenjta!!!) kanë nisur një diskutim të ashpër me njëri-tjetrin në rrugë dhe papritur gruaja i është hedhur sipër dhe i ka kafshuar gjuhën.

Rudnevs shkoi me urgjencë në spital, aty ku mjekët i qepën gjuhën që për pak sa nuk u këput nga sulmi i së shoqes. Lojtari u shtrua në spital me emër të rremë, por lajmi gjithsesi u përhap./Albeu.com/
Shtuar më 05/09/2015, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori