E ka bërë traditë tashmë, Neymar në stërvitje me helikopter (VIDEO)
Neymar është bashkuar me Brazilin në stërvitje para fillimit të Copa Amerika.

Ylli PSG është parë sot në stërvitjet e para të trajnerit Tite, shkruan Indeksonline.

Ai në qendrën stërvitore ka shkuar me helikopterin personal të prodhuar nga Mercedes e shuma e të cilit arrin në 20 milionë dollarë.

Ky moment është kapur nga mediat vendore duke u shpërndarë me shpejtësi në mbarë globin.

Kupa e Amerikës fillon me 14 qershor derisa Brazili ndeshjen e parë e zhvillon kundër Hondurasit një ditën e dytë të turneut.
Shtuar më 05/06/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori