E ka harruar ndjesinë e titullarit, mesfushori mendon largimin nga Bernabeo
Sipas AS, Marcos Llorente dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen, ai nuk dëshiron që të kalojë edhe një tjetër sezon në rezervat e Los Blancos.

Real Sociedadi ka qenë interesuara për shërbimet e tij dhe ekziston mundësia e shkëmbimit të tij me mbrojtësin e djathtë të Sociedadit, Alvaro Odriozola.

Reali mund të shqyrtojë dhe mundësinë e huazimit pasi lojtari ka shumë talent dhe klas në këmbët e tij, përkundrjt moshës së re që ka. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori