"E ka mendjen te pija", Joaquin sulmon Koeman në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës
Barcelona pasi të mbyllë impenjimin në Ligën e kampionëve ku përballet me Dinamo Kiev, e pret një ndeshje impenjative në kampionat ndaj Betis.

Pjesë e bardhëjeshilëve është edhe Hoakin, një legjendë e klubit.

Por futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Valencias tregon se nuk ka një raport të mirë me trajnerin e Barcelonës, Ronald Kuman, i cili po ashtu ka qenë pjesë e Valencias në të njëjtën kohë me Hoakin.

Ky i fundit, në të kaluarën e ka akuzuar Koman se e ka mendjen vetëm te pija, ndërsa së fundmi thekson se holandezin te Betisi nuk do ta merrte as si një person që kujdeset për dhomat e zhveshjes.

Ndër të tjera, Hoakin tregon se tashmë me Koman në stol është momenti më i mirë për t’u ndeshur me Barçën, ndërsa shton se nuk do të përshëndeten me trajnerin.

Kështu, atmosfera e pragndeshjes mes Betis dhe Barcelona është ndezur tashmë.
Shtuar më 03/11/2020, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori