E ka propozuar Muriqi, një tjetër futbollist shqiptar drejt transferimit te Fenerbahçe
Një tjetër futbollist shqiptar mund t’i bashkohet gjigantëve turq të Fenerbahçes. Bëhet fjalë për sulmuesin e majtë të Kosovës, Elbasan Rashani. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke ditën e sotme. 27-vjeçari aktivizohet me Oddin në Norvegji, teksa kontrata e tij përfundon ne fund të këtij viti.

“Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, vlera e të cilit është 500 mijë euro, do të përshtatet lehtë te Fenerbahçe dhe do të jap kontribut të çmuar. Kontrata e Rashanit përfundon në fund të vitit dhe mund të transferohet për çmim të lirë”, ka shkruar mediat turke “Fanatic”.

Për sa i përket të ardhmes së Vedat Muriqit, kujtojmë që bomberi nga Prizreni është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe do të jetë tepër e vështirë, që klubi turk, t’iu rezistojë ofertave joshëse të klubeve prestigjioze Europiane. Shqiptari i Kosovës mund të largohet nga Fenerbahçe, për një shifër të konsiderueshme, që mund të shkojë diku te 25 milionë euro.
Shtuar më 30/05/2020, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori