E ka rivalin kryesor në fushë, Laporte me mesazh të madh për Van Dijk
Virgil Van Dijk do t’u mungojë fushave të paktën për gjashtë muaj pasi do t’i nënshtrohet një operimi në gju pas lëndimit në ndeshjen ndaj Evertonit.

Mbrojtësi i Liverpoolit pati një përplasje me portierin e kundërshtarit, Jordan Pickford në barazimin 2-2 këtë fundjavë.

Një mesazh ngushëllues për këtë fatkeqësi holandezi eka marrë nga rivali i tij, mbrojtësi i Manchester Cityt, Emeryc Laporte.

"Më vjen keq vëlla! Të uroj çdo të mirë dhe shërim të shpejtë, asnjëherë i argëtuar dhe i gëzuar edhe pse si rival", ka shkruar Laporte.

Mbrojtësi i Manchester Cityt e kishte një lëndim të ngjashëm që e la jashtë fushave shumicën e sezonit të kaluar.
Shtuar më 19/10/2020, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori