Padyshim që ata që e njohin yllin e UFC,
Khabib e kanë vënë re veshin e tiju që është ndryshe nga normalët.
Veshi i
Khabib është i fryrë dhe kjo njihet ndryshe si sindroma e "lulelakrës" dhe vjen si pasojë e goditjeve të shumta që merr në të njëjtin vend shkruan Albeu.com.
Në këtë zonë të
veshit ndodhen shumë enë gjaku, dhe ngga goditjet këto enë dëmtohen duke bërë që gjaku të shpërthejë brenda lëkurës.
Pas mpiksjes së gjakut krijohet një ind i ri, duke i dhën një formë të ngjashme me lulelakrën.
Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me Khabibin, dhe për pasojë mund të rrezikojë edhe humbjen e
dëgjimit nëse nuk trajtohet.
Kjo sindromë përveç humbjes së
dëgjimit, mund të sjellë edhe
dhimbje koke dhe shikim të turbullt.
Sportet si MMA, boksi, dhe mundja janë ndër sportet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku.
Simptomat e
veshit "lulelakër":
dhimbje
ënjtje
Deformimi i lakimit të
veshit
Simptoma të rënda të
veshit të lulelakrës janë:
Humbja e
dëgjimit
Kumbimi në vesh (tringëllimë në veshë)
Dhimbje koke
Pamje e paqartë
Ënjtje fytyre
Gjakderdhje e rëndë, e deri në humbjen e plotë të shikimit. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2018,
ora 17:10