E kërkon Barcelona, Willian merr vendimin
Pëlqej
Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, ka reaguar sot pas zërave të shumtë në adresën e tij, se do të largohet nga "blutë e Londrës.

Ofertat në adresën e tij nuk kanë munguar ditët e fundit, kryesisht nga Kina dhe nga Barcelona, me katalanët që kanë ofruar edhe Malcom, përveç miliona eurove.

Megjithatë vetë Willian, në një prononcim të sotëm, ka thënë fjalën e tij për të ardhmen dhe duket se i vë vulën: "E tashmja dhe e ardhmja ime është këtu, te Chelsea. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, mediat dhe gazetat. Nuk i lexoj dhe dëgjoj ato"

Duket se Willian do të qëndrojë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri, që e konsideroi lojtarin të pashitshëm, duke i kërkuar klubit që të mos e largojë.

Mesfushori brazilian ia shpërbleu besimin trajnerit italian me një gol, duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 që Chelsea arriti ndaj Newcastle.
Shtuar më 13/01/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori