E kërkon Bayern por Lille blindon Pepen
Nicolas Pepe pa dyshim mund të quhet zbulimi i sezonit në Ligën e Parë Franceze. Sulmuesi i Lille ka shkëlqyer nën drejtimin e Galtier, duke arritur të shënojë 17 gola në kampionat e duke ndihmuar skuadrën e tij të renditet e dyta, pas PSG.

Paraqitjet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës, mes të cilave bavarezët e Bayernit, që duken të vendosur për shërbimet e tij. Megjithatë, ai që ka kërkuar të shuajë të gjitha iniciativat e klubeve të tjera, ka qenë Presidenti i Lille, Gerard Lopez, i cili këmbëngul se klubi nuk do të flasë me asnjë pretendent për shërbimet e 23-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Lopez insiston se situata e sulmuesit do të analizohet me qetësi, e më pas do të vendoset nëse ai do të shitet apo do të vazhdojë të luajë për Lill
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori