Pak para shpërthimit të krizës së koronavirusit, transferimi i tij te
Liverpool praktikisht dukej e kryer. Ylli i Kombëtares së Gjermanisë, ditë më parë tronditi Bayern Munich, duke iu thënë se nuk është i interesuar për bavarezët, dhe se
Liverpool është klubi i tij i preferuar për të vazhduar karrierën.
Por, shfaqja e koronavirusit ndikoi në të ardhurat e klubeve të futbollit, me
Liverpool që tani nuk duken të gatshëm të pagujanë klauzolën e futbollistit prej 60 milionë
euro.
‘The Reds’ do të dëshironin të negocionin një tjetër marrëveshje për transferimin e
Werner, por nuk të realizojnë blerjen e tij për çmimin 60 milionë
euro.
Ditëve të fundit
Werner është futur në listën e dëshirave të shumë skuadrave, si Inter, Chelsea, Juventus dhe Manchester United.
Por, të gjitha këto skuadra kanë kohë vetëm edhe 13 ditë për të aktivizuar klauzolën e lojtarit prej 60 milionë
euro, dhe pas datës 15 qershor, RB Leipzig do të kërkojë më shumë se 100 milionë
euro për shërbimet e 24 vjeçarit.
Shtuar më 03/06/2020,
ora 09:36