E kërkon Reali dhe Barcelona, Wolves cakton shifrën e frikshme për Traore
Skuadra e Wolverhamptonit i ka caktuar çmimin Adama Traore i cili po shkëlqen këtë sezon.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se Wolvesi do ta lërë të lirë Traoren në fund të këtij edicioni nëse merr një ofertë prej 105 milionë eurosh.

Traore këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Wolvesin ka kontratë deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Middlesbrough e Aston Villa.

Interesim për shërbimet e Traores kanë treguar skuadrat nga La Liga, Real Madridi dhe Barcelona.
Shtuar më 07/02/2020, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori