E kërkonin në skuadrën e tyre, Mario Baloteli nxjerr Armando Sadikun në plan të dytë
Mario Balotelli ka bërë një sezon zhgënjyes me skuadrën e Breshias në Serie A.

Krisja në raportet e tij me klubin ka bërë që marrëdhënia mes palëve të përfundojë këtë verë.

Shumë skuadra janë përfolur për një interesim ndaj sulmuesit italian, ndërsa së fundi sirena greke kanë nisur të bien.

Bëhet fjalë për ekipin e Arisit të Selanikut. Këta të fundit u përfolën pak ditë më parë se kishin rikthyer vëmendjen te futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Sulmuesi kuqezi mbylli huazimin me Malagan dhe duhet të rikthehet te Levante, ku duket se nuk do të ketë hapësira, prandaj zgjidhja është largimi.

Emri i Arisit nisi të lidhej me të ardhmen e Sadikut, por ngjarjet e fundit tregojnë se gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë, teksa “Supermario” nxjerr në plan të dytë lojtari nnga Elbasani.

“Sportmedia.gr” bën me dije se objektivi për klubin helen tashmë është Mario Baloteli, i cili me VC-në e pasur që ka shihet si alternativa e duhur për t’i dhënë një tjetër frymë sulmit të skuadrës.
Shtuar më 26/07/2020, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori