E kërkonin shumë klube tani rri stok te Barcelona


Samuel Umtiti është një ndër mbrojtësit më të vlerësuar, me francezin që verën e vitit të kaluar u shpall edhe kampion bote me Francën e tij. Gjithsesi, Barcelona qendrën e mbrojtjes e ka blinduar, pasi dyshja Pique-Lenglet duket se kanë një kimi perfekte.

Në një situatë të tillë, blaugranat e shohin të domosdoshme shitjen e Umtiti, i cili duket se nuk është aspak dakord me diçka të tillë. Siç raportohet nga mediat pranë klubit, Barça i ka bërë me dije mbrojtësit se do të shqyrtojë ofertat e tij, ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori