E kërkonte gjithë Evropa, Werner tregon kush e bindi të transferohej te Chelsea
Timo
Werner ka deklaruar se Frank Lampard ka qenë
arsyeja kryesore pse ai ka vendosur t’i
bashkohet Chelseas.
Gjermani 23 vjeçar këtë verë i është bashkuar
Chelseas nga RB Leipzig, për një shumë rreth 60 milionë euro, duke nënshkuar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga ‘Stamford Bridge’.
Për shumë kohë dukej e sigurt se
Werner do të përfundonte te Liverpool, me Bayern Munich dhe Real Madrid që gjithashtu lidheshin për transferimin e tij.
"Ai (Lampard) ka qenë
arsyeja kryesore", ka deklarur
Werner, teksa ka treguar pse ka vendosur t’i
bashkohet Chelseas.
"Ne kemi folur shumë rreth gjërave si sistemi që do luajmë, si ai dëshiron të luaj dhe si më sheh mua, e po ashtu sa ai sistem më përshtatet mua".
Shtuar më 28/07/2020,
ora 19:41