E kërkuan të gjithë, por e merr Interi
Nicolo Barella ka arritur marrëveshje me Interin dhe mungon vetëm zyrtarizimi që ai të bëhet lojtar i zikaltërve.

Takimi i Piero Ausilios me agjentin e lojtarit ka përfunduar mirë dhe mbetet që javën e ardhshme të konkretizohet gjithçka. Interi ka mposhtur Juventusin në garën për talentin italian dhe ka arritur të bindë më përpara drejtuesit e klubit të Cagliarit.

Siç raporton "Sport Mediaset", zikaltërit gjetën një zgjidhje për të mos paguar më shumë se 30 milionë euro për lojtarin, duke i ofruar Cagliarit edhe lojtarë nga akademia.

Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco. Palët kanë rënë dakord në çdo gjë dhe mbetet vetëm nënshkrimi që Barella të transferohet tek Inter.
Shtuar më 05/06/2019, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori