E konfirmojnë mediat spanjolle: Ylli i Barçës pranë largimit
Mesfushori Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona, pavarësisht se ai ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në klubin katalonjas, shkruan "AS.

Rakitc dhe Barcelona nuk kanë qenë në gjendje të pajtohen për kontratën e re dhe vendi i tij në formacion rrezikohet pas ardhjes së Frenkie de Jongut dhe rolit më sulmues të Sergi Robertos.

Me Barcelonën që duhet t’i shkurtojë pagat dhe me interesimin e Interit, mesfushori kroat duket se do të largohet.

Madje edhe trajneri Ernesto Valverde kishte deklaruar së fundmi për situatën e Rakiticit: "Koha ecën për të gjithë ne".
Shtuar më 25/07/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori