E konfirmon Arteta: Odegaard është pranë transferimit te ne
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se klubi është afër të mbyll marrëveshjen për mesfushorin ofensivë te Real Madridit, Martin Odegaard.

Norvegjezi do huazohet deri në fund të edicionit, pastaj do këtë bisedime mes klubeve për të parë nëse "Los Blancos" do e shesin.
Sipas Sky Sports, Odegaard ka kompletuar testet mjekësore te klubi anglez.

Kur u pyet për Odegaardin, Arteta tha se janë shumë afër të mbyllin marrëveshjen.

"Mendoj se jemi shumë afër, por ende s’është kompletuar sa di unë".

"Nuk kam biseduar me Edun ose klubin në orët e fundit, por jemi pozitiv se do ta mbyllim marrëveshje", tha ai.

22-vjeçari do jetë pasuesi i Mesut Ozilit që iu bashkua Fenerbahce
Shtuar më 27/01/2021, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori