E konfirmon "AS", Mbappe te Real Madrid
Kylian Mbappe te Real Madrid, një marrëveshje që sipas medias iberike "AA", është në "drejtimin e fundit".

Fjalët e Leonardo për rinovimin e sulmuesit francez të PSG-së i japin forcë Real Madridit, i cili këto ditë do të kuptojë me siguri nëse puna që kanë bërë në muajt e fundit me yllin njëzet vjeçar ia vleu ose jo.

Gjithashtu sipas As, Mbappe tha "jo" për rinovimin e kontratës së tij me PSG.

Ajo skadon në qershor 2022. Strategjia e Realit ishte pikërisht kjo, domethënë për të bindur sulmuesin për t’i rezistuar ofertave të rinovimit të klubit parizien.

Nëse Mbappé arrin verën e ardhshme pa e zgjatur marrëdhënien e tij me PSG, atëherë ai mund të largohet me një çmim të arsyeshëm (në Madrid ata vlerësojnë se do të jetë rreth 180 milion euro).

Përndryshe, ish-lojtari i Monacos do të ishte i lirë në seancën e ardhshme të verës.

Mbappe do të ishte i gatshëm të rinovonte vetëm nëse kontrata e re do të përfshinte një klauzolë të aftë për tw filluar negociatat midis klubeve. Ky opsion do të mbronte lojtarin në rast të një dëmtimi serioz, por do të ishte një problem për Real Madrid, duke pasur parasysh që shifra e klauzolës hipotetike do të ishte më e lartë se 180 milion dhe sigurisht më afër 222 që ishte vendosur për largimin e Neymar te Barcelona.

Opsioni është ende në tryezë, por nuk duket se është një problem i pakapërcyeshëm për “po”-në përfundimtare për kalimin e xhevahirit francez në Casa Blanca.
Shtuar më 13/11/2020, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori