E konfirmon Barcelona, vendimin për suspendimin e Messit do të apelohet
Barcelona ka bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin për suspendimin me dy ndeshje të sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi u ndëshkua me të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës dhe komisioni i garave vendosi të jetë i dënuar me moslojë për dy ndeshjet e radhës.

Sidoqoftë, Barcelona njoftoi se do ta apelojë këtë vendim, ngase e shohin si të padrejtë.

Në rast që vendimi mbetet, atëherë Messi mungon në dy ndeshjet e radhës, kundër Cornella në Kupën e Mbretit dhe Elchen në La Liga
Shtuar më 19/01/2021, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori