Bayern Munich ka konfirmuar se qendërmbrojtësi
Nikas Sule, është i prekuri i radhës nga koronavirusi.
Lojtari është izoluar në
shtëpi, ndërsa
ndihet mirë.
Këtë e ka konfirmuar gjiganti gjerman në një komunikatë.
"
Nikas Sule, 25, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Mbrojtësi i Bayern Munich-ut është në karantinë në
shtëpi dhe
ndihet mirë", ka shkruar klubi në Twitter.
Mbetet të shihet se sa përballje do humbasë
Sule, që këtë edicion ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 12:15