E konfirmon kushëriri i tij, Pochettino dëshiron të drejtojë Juventusin
poketino888
Mauricio Pochettino kërkon që të largohet nga Tottenham pas finalës së Champions League në 1 qershor kundër Liverpoolit.
S
ipas kushëririt të trajnerit argjentinas, Daniele Pochettino, dëshira e trajnerit argjetinas është që të transferohet në verë te Zonja e Vjetër

"Mauricio te Juventus është një ëndërr që mund të realizohet në verë. E gjithë familja e dëshiron transferimin e tij te Juve", ka deklaruar Daniele Pochettino.

"Ai tashmë është i njohur në Itali, pas suksesit që ka në Angli dhe tani në këtë sezon me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve".

"E kam takuar para pak muajsh Mauricion. Kemi biseduar edhe për ushqimin në Itali (qesh). Dëshira e tij është që të transferohet te Juventusi, askush nuk do të refuzonte atë mundësi", ka shtuar më tej kushëriri i trajnerit argjentinas. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori