Drejtori i Interit, Beppe
Marotta ka konfirmuar se mesufshori
Christian Eriksen, do largohet në
janar.
Danezi që prej transferimit të "Neurazurët" në janarin e kaluar nuk ka gjetur formën e duhur në formacionin e Antonio Contes.
Marotta duke biseduar për Sky Sports, ka konfirmuar se
Eriksen është në listën e shitjeve dhe mund të largohet në
janar.
"Po, mund të konfirmojë se
Christian Eriksen është në listën e transferimeve. Do largohet në
janar".
"Nuk është në planet e tona dhe ka pasur kohë të vështirë të Interi. Mendoj se është e drejtë që
Eriksen të largohet që të gjejë më shumë hapësirë", tha ai.
Destinacioni më i preferuar mbetet PSG-ja, derisa interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 19:32