E konfirmon Martinez, Hazard mungon në dy sfidat e radhës të Belgjikës
Ylli i Real Madridit, Eden Hazard nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Belgjikës për ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Hazard ishte në listën e të ftuarve për këto ndeshje, por rezultoi pozitiv me koronavirus, andaj menjëherë u rikthye në Madrid.

Martinez kishte besimin se lojtari do ribashkohej me skuadrën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Danimarkës, por gjërat kanë ndryshuar.

"Jemi duke punuar me stafin mjekësorë të Real Madridit dhe ai nuk është i gatshëm të udhëtojë".

"Është ende pozitiv. Nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës ndaj Anglisë", deklaroi ai.

Kurse, "Los Blancos" me 21 nëntor përballen me Villarrealin, pastaj do udhëtojë në Itali për t’u përballur me Interin.
Shtuar më 14/11/2020, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori