Menaxheri i
Tottenham Hotspur, Jose
Mourinho, ka konfirmuar se do të jenë pa uellsianin Gareth
Bale në ndeshjet e ardhshme.
Bale ka pasur probleme me lëndime edhe në periudhën e tij te Real Madrid dhe tani ai është lënduar përsëri në pulpë të këmbës.
Një ditë përpara ndeshjes ndaj
Fulham, portugezi ka njoftuar tifozët se
Bale do të mungojë në 4 ndeshjet e tyre të ardhshme.
Spurs do të jetë pa 31 vjeçarin në sfidat kundër: "
Fulham, Leeds United, Brentford dhe ndeshjen
tjetër në kuadër të FA Cup".
Bale ka zhvilluar 4 ndeshje me
Tottenham këtë sezon në Premierligë dhe ka arritur që të shënojë 1 gol, ai gjithashtu ka shënuar 1 gol
tjetër në ndeshjen në EFL Cup.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 16:23