PSG ka konfirmuar mungesën e katër yjeve të skuadrës në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Unitedit.
Klubi francez përmes një komunikate bëri të ditur se Mauro
Icardi, Pablo
Sarabia,
Julian Draxler dhe Juan Bernat do mungojnë në këtë ndeshje.
Icardi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do jetë i gatshëm të
rikthehet para 48 orëve.
Sarabia gjithashtu ka pasur dhimbje muskulore në stërvitje dhe nuk do
rikthehet para dy ditë.
Julian Draxler është afër shërimit nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen e plotë me skuadrën.
Ndërsa, Bernat është duke vazhduar shërimin nga operacioni në gju.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 13:37