E konfirmon UEFA, shikoni çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë. Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Panuccit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn.

Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.

Kujtojmë që në fillim të këtij kompeticioni, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.
Shtuar më 16/10/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori