E konfirmon vetë Allegri, në shtator kthehet në drejtimin e një skuadre
Që nga largimi nga stolit i Juventusit në fund të sezonit të kaluar, Masimiliano Alegri është i papunë dhe vazhdon të shijojë pushimet e tij.

fundmi tekniku italian ka udhëtuar drejt Parisit dhe kaq ka mjaftuar që të shtohen zërat për një kalim të mundshëm te PSG-ja.

Megjithatë për të sqaruar gjithçka ka menduar vetë trajneri, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë: "Unë nuk kam asnjë kontakt me PSG-në dhe është mungesë respekti për të tjerët të them që jam në Paris për të folur me Leonardon. Jam këtu për të paraqitur librin tim dhe përvojat e mia. Në shtator do të kthehem në drejtimin e një skuadre.

Studimi në anglisht? Po e mësoj këtë gjuhë për kulturën time personale, pasi kur shkoj jashtë vendin nuk mund të komunikoj në gjuhë tjetër".
Shtuar më 20/02/2020, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori