E konfirmon Zidane, rikthehet Vinicius Junior
Vinicius Junior do t’i ketë disa minuta të dielën kundër Villarreal në "Santiago Bernabeu".

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se talenti 18-vjeçar, Vinicius Junior, është gati për lojë dhe se do të ftohet për ndeshjen e nesërme me Villarrealin, që do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu" nga ora 16:15.

Braziliani mungon që nga fillimi i muajit mars kur u dëmtuar në humbjen 1-4 të Realit në shtëpi nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve.

"Ai është stërvitur dhe është më mirë, është gati për t’u ftuar në skuadër. Kishte nevojë për dy javë, është i ri, vetëm 18-vjeçar", tha Zizu.

"Vinicius është shumë i mirë dhe i rëndësishëm për këtë ekip, mbi të gjitha është e ardhmja. E meriton të jetë këtu. Ka qenë i lënduar dhe duhet të jemi të kujdesshëm me të".

Vinicius është paraqitur në 28 ndeshje për Realin këtë edicion, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 12 asiste. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori