E konfirmuar! Dida rikthehet te Milani
Nelson Dida do të jetë përgatitësi i portierëveMilanit në sezonin 2020-2021.

Ish numri një brazilian, fitues i dy trofeve “Champions” me bluzën e Milanit, aktualisht po zhvillon rolin e përgatitësit të Under-17 kuqezi.

Dida do të promovohet në skuadren e parë, siç u raportua sot edhe nga “Gazzetta dello Sport”.

Braziliani do të marrë vendin e Luigi Turci-t, trajner i portierëve i kërkuar nga Marco Giampaolo dhe që me shumë mundësi do të lërë Milanellon për të ndjekur teknikun abrucez në ndonjë vend tjetër.
Shtuar më 02/08/2020, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori