E kryer, Abazaj te Kukësi në huazim për 1 vit
Kristal Abazaj mund të konisderohet një futbollist i Kukësit. Anësori ka gjetur akordin me drejtuesit blu dhe firma mbi kontratë mbetet një çështje formale. 23-vjeçari do të kalojë në formë huazimi nga Anderlechti tek nënkampionët e Shqipërisë dhe paga e tij do të ndahet mes klubit shqiptar dhe atij belg.

Në këtë mënyrë futbollisti kontigjent i përfaqësueses shqiptare rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u aktivizua në disa takime tek Anderlecht dhe në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte në huazim tek kroatët e Osijekut.

Ish futbollisti i Luftëtarit që dy sezone më parë ishte pa diskutim një ndër lojtarërt më të mirë në kampionatin tonë, ishte në bisedime me disa klube jashtë Shqipërisë por në fund për disa arsye nuk u arrit të gjendej një pikë e përbashkët dhe tashmë ai është gati për të rifilluar nga aty ku e nisi karrierën, në Shqipëri.

Kjo mund të konisderohet një nga goditjet më të rëndësishme për klubin verilindor që pas Gavzajt përforcohet me një tjetër supertalent i cili e ka dëshmuar në fushën e lojës se çfarë është i aftë të bëjë pavarësisht sezonit negativ tek klubi gjigand belg apo edhe tek Osijeku ku e nisi shumë mirë, por ndyrshimet në stol ndikuan edhe aktvizimin e Abazajt. E rëndësishme është që edhe Superioria rigjen një futbollist me cilësi maksimale teknike e fizike.
Shtuar më 22/08/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori